Vanhoutte: Maqedonia më ngjanë si Gjermania e Vajmarit

Vanhoutte sheh vetëm protestues nacionalistë dhe njerëz të cilët mbrojnë partinë në pushtet.

Në një intervistë për javoren ”Focus”, ish-ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka deklaruar se ”Revolucioni laraman” në thelb qëndron në atë që qytetarët protesutes thonë se e dëshirojnë integrimin në BE dhe NATO, dëshirojnë respektimin e vlerave themelore të sundimit të ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, Vanhoutte sheh vetëm protestues nacionalistë dhe njerëz të cilët mbrojnë partinë në pushtet.

Prandaj, Vanhoutte sheh në Maqedoni atë që ndodhi në Republikën e Vajmarit të viteve të 30-ta në Gjermani, kur një parti nacionaliste erdhi në pushtet dhe e hoqi demokracinë edhepse fitoi në zgjedhje demokratike. Për Vanhoutte, ngjashëm ka vepruar edhe VMRO-DPMNE-ja në vitin 2006 dhe më pas shqelmoi demokracinë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta