“Njësia e kënaqësisë” së Koresë Veriore, Kim Jong-un shfrytëzon 13-vjeçaret (Foto)

 

“Njësia e kënaqësisë” së Kim Jong-un përfshin nxënëse 13-vjeçe, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Këto vajza zakonisht përzgjidhet në mënyrë të rastësishme nga ushtarët, të cilët i marrin nga shkollat e tyre dhe i detyrojnë t’i shërbejnë një rrethi të vogël të elitës ushtarake të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Kim Jong-un 1

Ato janë pjesë e asaj e Gippeumjo apo që ndryshe në opinion njihet si “njësia e kënaqësisë”.

Historia e tyre mjekësore kontrollohet me vëmendje, në mënyrë që të sigurohen se virgjëria e tyre është e paprekur.

Kim Jong-un 2

Këto pretendime janë konfirmuar nga një numër i vajzave që kanë arritur të ikin nga vendi tiranik, ku secila prej tyre e përshkruajnë në mënyrë të ngjashme aktivitetin e njësisë misterioze.

Kim Jong-un 3

Një grua kishte rrëfyer në vitin 2010 për revistën “Marie Claire”, për përvojën e saj pasi kishte ikur nga Koreja e Veriut.

Ajo tha se si 15-vjeçe ishte marrë nga ushtarët e Kim-Jong nga klasa, pa kurrfarë paralajmërimi dhe është pyetur nëse ndonjëherë ka bërë seks me ndonjë djalë. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta