Mustafa: Në Bruksel u vlerësua se kemi përmbushur kriteret për vizat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar sot kabinetin e tij në lidhje me vizitën në Bruksel. Ai tha se gjatë kësaj vizite ka marrë vlerësime se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e Kosovës do të punojë edhe më tutje në rrugën e integrimit evropian dhe se pret vendime pozitive nga Bashkimi Evropian.

“Mbetët që në javët në vijim, besojmë që KE do të marr vendim pozitiv sa i përket kësaj çështje. Procesi i integrimeve është proces afatgjatë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë”, tha kryeministri në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta