Jakup Krasniqin e braktisin edhe familjarët e tij

Të zhgënjyerit nga Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit të Nismës për Kosovën, nuk kanë të ndalur. Pas largimit të kryetarit të degës së Nismës në Drenas, i cili ishte njeriu më besnik i Krasniqit, këtë të fundit e kanë braktisur edhe familjarët e tij, që ishin pjesë e strukturës së kësaj partie në fshatin Negrovc, prej nga vjen edhe vetë Krasniqi.

Burime të Indeksonline, tregojnë se ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, bashkëthemelues i Nismës për Kosovën, ka mbetur i vetëm edhe në vendlindjen e tij. Madje, atij janë duke ia kthyer shpinën edhe vëllezërit e tij, që ishin pjesë e strukturës së Nismës në fshatin e Negrovc.

Mësohet se dy prej vëllezërve të Jakup Krasniqit tashmë janë duke bashkëbiseduar me njerëz të LDK-së, për t’u rikthyer në shtëpinë e vjetër politike të tyre, derisa disa familjarë e kushërinj të Krasniqit janë rikthyer përsëri në PDK.

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, edhe atë respekt e ndikim të vogël që kishte në Drenas, si duket tashmë e ka humbur.

Në zgjedhjet e fundit, Negrovci e kishte votuar shumë pak birin e vet, Jakup Krasniqin.

Në vendlindjen e Jakup Krasniqit, sipas raportimeve, Nisma për Kosovën i kishte marrë vetëm 268 vota, derisa PDK dyfish më shumë.

Ende nuk dihet nëse Jakup Krasniqi do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë si deri më tash, por ajo që tashmë dihet është se atë janë duke e braktisur të gjithë njerëzit që i kishin qëndruar afër me vite të tëra. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta