Gjasula drejt skuadrës së njohur gjermane

Jurgen Gjasula pritet të largohet nga skuadra aktuale Greuther Furth.

Mesfushori shqiptar nuk do të mund të inkuadrohet në Bundesligë me skuadrën e tij aktuale dhe po shikon një mundësi tjetër për të luajtur në elitën e futbollit gjerman.

Së fundmi mediat në Gjermani kanë raportuar se tiranasi ka biseduar me klubin e Nurnbergut.

Skuadra nga Bavaria është afër rikthimit në Bundesligë dhe synon të përforcohet me shqiptarin.

Gjasula është takuar me trajnerin e Nurnbergut dhe për këtë gjë mund të dënohet nga skuadra e tij aktuale Greuther Furth pasi takimi ka ndodhur pa lejen e klubit.

Kujtojmë që ish-anëtari i Baselit, St Gallenit e Duisburgut ka kontratë me Furthin deri në vitin 2017. /Telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta