E thonë mediat serbe: UEFA ndryshon statutin për pranimin e Kosovës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) po planifikon ta ndryshojë statutin nëpërmes të cilit do ta pranojë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) – shkruajnë mediat në Serbi.

Sipas të përditshmes së Beogradit, Politika, transmetuar nga KosovaPress, UEFA në kongresin që do të mbahet në Budapest më 3 maj do të ndryshojë statusin dhe do t’i lejojë Kosovës anëtarësimin në këtë institucion sportiv evropian.

Gazeta shkruan se statuti aktual i UEFA-s parasheh që anëtar i organizatës mund të jetë një vend pavarësia e të cilit është pranuar në OKB, ndërsa në propozimin për ndryshim të statutit është formuluar që anëtar mund të jetë një vend pavarësia e të cilit është pranuar nga shumica e vendeve evropiane.

Shtëpia evropiane e futbollit çdo dy-tri vjet publikon statutin e ri që rregullon të drejtat e UEFA-s.

Temat
SportVend

Të afërta