Biznese të fuqishme në tokat e Dajës

Pronat në afërsi të autostradës që po ndërtohet për në Shkup, në dalje të fshatit Uglar të Fushë Kosovës, në hyrje të fshatit tjetër Preocë, dyshohet të jenë tokat që zbuluan skandalin me rrjetin kriminal të udhëhequr nga deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Ndërkohë që shumë biznese të fuqishme janë ndërtuar në prona të shpronësuara paligjshëm, skaj magjistrales Prishtinë-Shkup.

Qytetarët e lokacioneve përreth këtyre tokave nuk preferojnë të flasin se cilat toka saktë janë shpronësuar në mënyrë ilegale.

“Nuk e dijë saktë… Këtu ka shumë toka që kanë qenë të përfshira në procesin e shpronësimit”, ka thënë një banor në Çagllavicë.

Avokatët mbrojtës të Azem Sylës dhe Nuhi Ukës, nuk e dinë saktë vendin se ku gjenden pronat për të cilat klientët e tyre po dyshohen se i shpronësuan në mënyrë të paligjshme.

Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i ish-kryetarit të ish-Gjykatës Themelore të Prishtinës, Nuhi Uka, ka thënë për “Zërin” se saktësisht nuk mund t’i cilësojë parcelat se ku gjenden.

auto_Tokat_e_uzurpuara1461908920

Temat
LajmeVend

Të afërta