Basha: Rama, i vetmi përgjegjës për papunësinë në vend

Në një reagim të orëve të mbrëmjes, përmes rrjetit social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë në pah rritjen e papunësisë në vend dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim të orëve të mbrëmjes, përmes rrjetit social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë në pah rritjen e papunësisë në vend dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Shpunësuesi i mijëra shqiptarëve, shkaktari për mbylljen e 80 mijë bizneseve, përgjegjësi për papunësinë që ka arritur zyrtarisht në 18 për qind, por që në realitet është shumë më e lartë, akuzoi sot sërish popullin e vet se është dembel dhe i pashkollë”, shkruan Basha, duke iu referuar fjalimit të mbajtur nga kryeministri gjatë Panairit të Punës.

Për Bashën, sot i vetmi kantier pune është vjedhja, zhvatja dhe plaçkitja.

“Papunësia lidhet vetëm me rrënimin ekonomik, me taksat e larta, me krimin që sundon e mban larg investitorët, me korrupsionin pas çdo porte qeveritare, e për të gjitha këto përgjegjës është Edi Rama. Sot në punë është vetëm Rama me oligarkinë e tij, që në dy vite ka futur në xhep 2.2 miliardë euro; 88 milionë dollarë tendera për 11 miqtë e tij; 90 milionë dollarë shpenzime luksi”, shkruan më tej Basha, teksa e mbyll statusin e tij me akuzën se “prioritet i Edi Ramës nuk është sigurimi i punësimit dhe mirëqenies për qytetarët”. T.CH.

Temat
Rajon

Të afërta