Gjykata konstaton se ekziston dyshimi i bazuar se Azem Syla i ka kryer veprat për të cilat akuzohet, në veçanti që ai e ka organizuar, mbikëqyrur, drejtuar dhe menaxhuar krimin e organizuar së paku që nga viti 2006.
Kështu thuhet në lëndën penale kundër Azem Sylës dhe 50 personat tjerë të akuzuar për krim të organizuar, shpërlarje parash dhe ryshfet.
“Prokurori i paraqiti provat si deklaratat e dëshmitarëve dhe përgjimet e telekomunikimeve që lë të kuptohet se Azem Syla është dhe ka qenë kreu i këtij grupi të organizuar kriminal për shumë vite dhe se ai e ka siguruar financimin fillesat për grupin (nga Zvicra) dhe ka mbajtur rolin mbikëqyrës përgjatë tërë operacionit”, thuhet tutje në dosje, shkruan Indeksonline.
“Sipas Zyrës së Prokurorisë, në një bisedë tjetër, ata i referohen të pandehurit Syla si “Kryemadhi””, citohet në lëndën penale.
Azem Syla i ka mohuar të gjitha këto akuza, derisa aktualisht për të po mbahet një seancë për caktimin e paraburgimit.
Prokuroria ka kërkuar 30 ditë si masë të nevojshme për të mos pasur ndikim në proces hetimor dhe në dëshmitarë.