Tronditet Skenderaj, një burrë vetëvritet pasi nuk gjeti punë

Një ngjar e e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Mukushincë të Skenderajt, ku një person rreth moshës 45 vjeç ka bërë vetëvrasje.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet vëllai i të ndjerit, duke thënë se ai ka bërë vetëvrasje.

Mësohet se S.M e ka quar në vdekje gjendja e keqe ekonomike, ku nuk ka arritur të gjente punë që t’i siguronte të ardhurat për familje.

Personi në fjalë edhe para një muaji kishte tentuar të vetëvritej, por nuk kishte arritur ta bëj një gjë të tillë.

Portali Drenica Press ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët nuk na dhanë ndonjë informatë rreth kësaj ngjarjeje./DrenicaPress/.

Temat
LajmeVend

Të afërta