Tërmeti godet Francën

Një tërmet i regjistruar prej 5 shkallë të Rihterit, ka goditur pjesën jugperëndimore të Francës në afërsi të qytetit La Rochelle.

Tërmeti goditi këtë vend rreth orës 8:45 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 15 kilometrash, transmeton Telegrafi.

Laurent Simon nga Bordo ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, se tërmeti ishte “shumë i vogël”, por ishte një “ndjenjë interesante”. Ndërkaq, Sophie Thurlow ka pranuar se ishte zgjuar nga gjumi për shkak të “dhoma e saj lëkundej”.

Epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra në juglindje të La Rochelle, që gjendet pranë portit Biscay me një popullsi prej më pak se 75.000 banorë.

Deri më tani nuk ka ndonjë raport rreth dëmeve të shkaktuara. /Telegrafi/

Temat
Botë

Të afërta