Spasovski: Më vjen keq për incidentet, nuk dua të ju jap kahje politike

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka reaguar në lidhje me incidentet në Shkup dhe Manastir dje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Spasovski thotë se në Manastir i plagosur është ish deputeti i LSDM-së por me të në kafe ulur kanë qenë edhe ish drejtor të DSK-së, ish kryetar të komunave dhe për këtë Spasovski rastin në fjalë nuk do ta lidh me parti politike por e cilëson si incident të izoluar.

Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton incidentin e djeshëm ku para vetvrasjes Kosta Krpaç gjuajti drejt një furgoni para banesës së tij në lagjen Kapishtec, Spasovski tha se do të del raporti i policisë me detaje dhe se deri tani gjykatësi hetues dhe policia ishte në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Spasovski siguron se gjendja në shtet është e sigurtë dhe stabile./Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta