Reagon drejtori i portalit “Insajderi”

Drejtori i portalit “Insajderi”, Parim Olluri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar një sqarim rreth incidentit që ka ndodhur me ish-gazetaren e këtij portali Egnesa Vitia.

Ai thotë se konkludimet të cilat janë arritur janë të pa bazuara dhe thekson se gazetarja është paguar për punën që ka bërë dhe ka ftuar Inspektoriatin e Punës që ta trajtojë këtë rast.

Sa i përket bisedave të publikuara nga ana e Egnesës, në mes të kryeredaktorit të “Insajderi”-t Vehbi Kajtazi dhe redaktorit Vullnet Krasniqi, Olluri këtë e cilëson si shfrytëzim të materialeve personale për qëllime të denigrimit të mediumit.

Sipas Ollurit për këtë është bërë ankesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kjo e fundit ka urdhëruar publikuesen e këtyre të dhënave private që menjëherë t’i heq ato, në të kundërtën do të ballafaqohet me Gjykatën.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Parim Olluri fb

Temat
LajmeVend

Të afërta