Kush po e keqpërdor emrin e Majlindës dhe Norës?

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovas ka reaguar në lidhje me hapjen e llogarive false të xhudisteve. Sipas Kukës, njerëz të papërgjegjshëm po ia keqpërdorin emrin dy xhudistëve dhe kanë hapur llogari në emër të tyre.

Ja postimi i plotë i Dritonit Kukës:

Njerëz të pandërgjegjshëm po manipulojnë me emrin e Majlindës e Federata e Xhudos së Kosovës ju njofton që as Majlinda as Nora nuk kanë Facebook personal. Po shohim që edhe portale e gazetar të painformuar po manipulohen. Një ndër faqet aktive në emër të Majlindes që po keqpërdor emrin e saj ështe edhe kjo mëposhtë. Prandaj ju lusim të Raportoni këtë faqe dhe të tjera në emēr të Majlindës apo Nores! Majlinda Kelmendi nuk ka facebook personal. Kjo faqe e facebookut eshte hapur ne emer te Majlindes dhe poston statuse e foto ne emer te saj.

Temat
SportVend

Të afërta