Kajtazi, kryeredaktor i “Insajderi”-t kërkon falje për gjuhën e përdorur

Vehbi Kajtazi, kryeredaktor i portalit “Insajderi”, ka kërkuar ndjesë përmes një postimi në Facebook, për gjuhën e përdorur në bisedat e tij private, të publikuara nga ish-gazetarja e këtij portali, Egnesa Vitia.

Këto biseda ishin mes tij dhe redaktorit të këtij portali Vullnet Krasniqi.Kajtazi ka shkruar se me Krasniqin janë shokë që disa vite dhe ato biseda nuk dallojnë nga komunikimet e përditshme të shumicës prej nesh.

Ai është shprehur se nuk ka gjë më të sikletshme sesa me i dëgju apo lexu komunikimet private mes njerëzve dhe se është ndierë në siklet kur ka parë bisedat e publikuara, që sipas tij janë të shkurtuara dhe të interpretuara sipas qejfit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vehbi Kajtazi fb

Temat
LajmeVend

Të afërta