Shikoni se si policët e paarmatosur arrestojnë një burrë që i kërcënonte me revole (Video)

Në Lancanshire të Anglisë, policët janë vënë në ndjekje të një të burri që ishte raportuar se ka shkaktuar dhunë familjare.

Ashley Gerrard ka arritur t’i ikë pesë patrullave që i ishin vënë pas, derisa ka hyrë në oborrin e një shtëpie, transmeton Telegrafi.

I zënë pa rrugëdalje, 29-vjeçari ka dalë nga vetura dhe e ka nxjerrë revolen në drejtim të policëve.

 Megjithëse ai e ka tërhequr këmbëzën, nuk ka shkrepur me armën 8 mm.

Në xhirimin e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet mënyra se ai e arrestuan policët Gerrardin, teksa nuk kishin ndonjë armë me vete. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_DyZe5q9gXE

 

Temat
BotëLajme

Të afërta