NUK ESHTE E OBLIGUESHME TE NA DUAN, POR ESHTE E OBLIGUESHME TE NA RESPEKTOJNE!

Derisa poeti modern turk Ismet Ozel, e sheh te rrezikshme per shtetin turk, nese shqiptaret qe jetojne atje, dhe qe u shperngulen me dhune dikure nga vendi i tyre, ndihen ende shqiptar e jo turq.
per Kosoven nuk eshte aspak e rrezikshme, nese nje pjese e shqiptarve te Kosoves, ndihen si turq, madje edhe e ka shpallur diten e identitetit te tyre, dhe per ta festuar ate vijne edhe zyrtare te larte te shtetit turk, priten nga zyrtarete larte te shtetit te Kosoves dhe ne prezence te tyre japin deklarata per te kaluaren e perbashket te lavdishme, te cilen po punojne qe te e rikthejne .
Kosova , nuk kishte fuqi qe te pengoje konvertimet per nje ndihme ekonomike, apo edhe per nje iftar qe organizojne organizatat turke ne Kosove, per skamnoret, duke e shfrytezuar keshtu varferine e ketij vendi, te cilin e shtrydhen perpos te tjerve edhe klasa e politikaneve te pasluftes.

Kosova aktualisht nuk ka kapacitete per me kerkue reciprocitet, e madje as Shqiperia, sepse elita politike dhe ekonomike e vendit varet shume nga vullneti i mire i presidentit turk dhe elites neo-osmaniste.

Derisa Gjermania u detyrua qe te beje kompromis dhe te lejoj gjykim kunder nje gazetari qe perqeshi, presidentin turk, Kosova me gjase ne nje rast te ngjashem do te e dorezonte direkt te drejtesia turke.

Identiteti shqipetare, nuk nenkupton clirimin prej njerit per te rene ne perqafim te tjetrit, por fuqizimin e faktorit shqiptar ne rajon.
Jo me Turqine kunder Serbise, as anasjelltas, por me Evropen , dhe mete gjithe ata qe kane synime evropiane, dhe qe respektojne identitetin tone , perfshi edhe keto dy vende te cilat endo nuk po lirohen nga paragjykimet dhe ambiciet qe shqiptaret me i pase argat te tyre.

Kethimi imperial i Turqise ne Kosove eshte i pamundur, sado qe e enderrojne disa, ashtu si eshte i pamundur edhe kethimi i Serbise, dhe nuk do te shkoje shume e ky vend do te ngritet mbi themele tjera, dhe do te behet model edhe per turqit proeuropian dhe prodemokratik, te cilet sot jane te shtypur ne Turqi.
Shume shpejte do te degjeneroje edhe nacionalizmi agresiv serb, i cili te ardhmen e vendit te tyre e sheh si nje ringjallje te enderrave per imperite mesjetare serbe.
Fatkeqesisht, intelektualet e ketyre dy vendeve, ende enderrojne qe , si imperi te futen ne Evrope, apo te pengojne europianizimin e rajonit turbulent te Ballkanit.

Temat
Opinione

Të afërta