Donald Trump e quan Hillary Clintonin të dobët dhe të pandershme

Republikani Donald Trump e ka përgatitur shtegun për një betejë brutale me Hillary Clinton, duke pohuar se Clinton është në garë për president të Shteteve të Bashkuara vetëm sepse është grua.
Trump e ka sulmuar Clintonin duke e quajtur atë të dobët dhe të pandershme, ndërsa e paralajmëroi se ajo do të ishte një presidente e tmerrshme, transmeton Gazeta Express.

Trump tha: “Mendoj që karta e vetme që ajo [Clinton] ka, është karta e gruas. Asgjë tjerë nuk është duke e mbajtur atë në garë. Dhe sinqerisht, nëse Hillary Clinton do të kishte qenë burrë, nuk mendoj se do të kishte fituar as 5% të votave. E vetmja gjë që po e mban [në garë] atë është karta e gruas, dhe gjeja më e bukur është se gratë s’e duan Hillaryin, OK?”

Temat
Botë

Të afërta