Burime të Telegrafit kanë bërë dije se Azem Syla për momentin ndodhet jashtë territorit të Republikës së Kosovës, më saktësisht ndodhet në Shqipëri.
Ky burim ka thënë se Syla ndodhet në Shqipëri, por se nuk e dinë sigurt kohën se kur do të kthehet në Kosovë.
“Në momentin që do të hyjë në Kosovë, ai sigurisht se do të arrestohet”, ka theksuar ky burim.
Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione, për ta arrestuar persona të dyshuar për tjetërsim të paligjshëm të pronave shoqërore në Kosovë.
Ndër personat që po kërkohet edhe Azem Syla. /Telegrafi/
Fjalët kyçe
azem syla