Atletico bën një hap para, por gjërat vendosen në Munich (Video)

Atletico bën një hap para, por gjërat vendosen në Munich

Ishte një gjysmë e parë taktike ndërmjet dy skuadrave që vepronin sipas urdhrave të trajnerëve. Bavarezët e patën më shumë posedimin, mirëpo nuk arrinin ta thyenin skuadrën kompakte vendase.

Nga ana tjetër, nikoqirët e prisnin shansin e tyre për të ndëshkuar dhe pikërisht atë e bënë.

alaba

Saul Niguez pranoi një top nga Fernandez dhe magjepsi me solo aksionin e tij. Mesfushori shkoi në sulm dhe i kaloi disa lojtarë të bavarezëve, para se të shënonte (11’).

Vizitorët e nisën furishëm gjysmën e dytë. Një nga shanset më të mira në këtë periudhë e pati Alaba, goditja e fuqishme e të cilit u ndal vetëm nga shtylla.

atle

Dominimi i Bayernit vazhdoi edhe më tej, por ekipi i Diego Simeones u kthye për të rrezikuar. Torres pati një mundësi fantastike për golin e dytë, por atë ia mohoi shtylla.

Kjo fitore e vë Atletico Madridin në një pozitë të mirë për të shkuar në finale, megjithatë ndeshja kthyese zhvillohet në Allianz Arena, ku Bayern Munichu mund të përmbysë gjithçka.

Video not found..

Temat
BotëSport

Të afërta