Aksioni i EULEX-it, hesht PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës një orë më herët është mbledhur në selinë e saj në Prishtinë. Mirëpo, kjo mbledhje nuk ka zgjatur shumë.

Partia Demokratike e Kosovës një orë më herët është mbledhur në selinë e saj në Prishtinë. Mirëpo, kjo mbledhje nuk ka zgjatur shumë.

Nuk dihet nëse kjo parti është mbledhur pas aksionit që është duke zhvilluar EULEX bashkë me Policinë e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm është bastisur njëra nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesa e ish-shoferit të deputetit Azem Syla.

Raportohet se një urdhër shoqërimi për intervistë është lëshuar edhe për deputetin e PDK-së, Azem Syla, i cili është njëri nga të kërkuarit në këtë aksion.

Kandidati për kryetar të Partisë Kadri Veseli, e as Adem Grabovci nga kjo parti nuk kanë dashur të komentojnë.

I kontaktuar nga KosovaPress, komente nuk ka dashur të japë as Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Temat
LajmeVend

Të afërta