Edhe pse BDI nuk ka raporte të mira thuajse me asnjë parti shqiptare, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad, doli me një porosi pajtuese drejtuar liderëve të VMRO-së dhe LSDM-së, që sa më parë të gjejnë kompromis, duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike. “Këto ditë janë vendimtare për vendin. Përkrahni alternativat për dalje nga kriza, duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore, si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euroatlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike! Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kuĬjtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.”- theksoi Ahmeti. Ai gjithashtu tha se BDI do t’i vazhdojë përpjekjet për të dalë nga kriza, duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Ndryshe kriza politike u rindez pasi presidenti, Gjorge Ivanov duke përdorur të drejtën kushtetuese mori vendimin për ndalimin e procedurave ligjore të nisura kundrejt politikanëve në vend për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Maqedoninë në të ardhmen e afërt e presin ditë të vështira teksa vazhdojnë protestat, mungesa e parlamentit, dhe se zgjidhja e vetme do jetë që Maqedonia të shkojë
me 5 qershor në zgjedhje të përkohshme parlamentare, duke i dhënë fund problemeve politike.lajmipress
Ahmeti me shqiptarët punët llugë, mundohet t’i pajtojë Gruevskin e Zaevin si Anton Çeta!
Të afërta
- Kri Gorasi ka fituar çmimin e madh në It’s My Home. Çelësat e banesës pas fitorës asaj ia dorëzuan Valoni dhe Antigona. Kri ka qëndruar 105 ditë brenda shtëpisë...
- Kri Gorasi është fituesja e çmimit të madh në It’s My Home. Ajo ka qëndruar 105 ditë brenda shtëpisë e mbyllur me banorët e tjerë. Që nga dita e...
- Arditi ka zënë vendin e dytë në garën për çmimin e madh në It’s My Home. Ai ishte në finale me Krinë, e cila fitoi me vota të publikut....
- Edhe Albiosi është larguar nga shtëpia e Madhe It’s My Home. Ai ka befasuar të gjithë, pasi e zuni vendin e tretë. Votuesit e kanë vlerësuar mjaftë shumë Albiosin....