Vidal dëshiron të pensionohet në Bayern

Arturo Vidal ka shprehur dëshirën për tu pensionuar në Bayern Munich.

Mesfushori kilian Arturo Vidal ka insistuar se është në skuadrën më të mirë në botë dhe se dëshiron të pensionohet në Bayern Munich.

Vida verën e kaluar u transferua nga Juventus, por ai ndjehet shumë i lumtur në gjermani.

“Faleminderit për gjithë mbështetjen, por tani jam në skuadrën më të mirë në botë. Shpresoj të mbetem këtu deri sa të pensionohem”, tha Vidal për ESPN.

Për Vidalin interesim kishte shprehur Chelsea, por ai mohon se do të largohet nga Allianz Arena.

Temat
BotëSport

Të afërta