Tastiera e re e Microsoft e bën më të lehtë shkrimin me një dorë

Aplikacioni më i fundit i Microsoft është një zëvendësues tastiere i quajtur Word Flow. Tastiera falas, e vlefshme në anglisht, është projektuar për ta bërë më të lehtë shkrimin me një dorë.

Word Flow mund të përdoret si një tastierë tradicionale QWERTY. Në mënyrë alternative, ju mund të shkruani duke rrëshqitur nëpër shkronja për të lidhur bashkë fjalë dhe fjali më shpejtë, një tipar ky i zhvilluar fillimisht nga Swype.

Por tipari që shquhet për këtë tastierë është metoda e saj “hark”; sapo aktivizohet, tastiera përkulet në një hark (për mëngjarashët dhe djathtakët), e cila e bën më të lehtë të shkruash me një dorë, veçanërisht në një iPhone të madh.

wordflow-left-right-1

Si çdo tastierë e mirë telefoni, Word FLow vjen me një algoritëm parashikues që parashikon fjalën tuaj të radhës për një shkrim më të shpejtë. Ju mundet gjithashtu të rregulloni sfondin e tastierës.

microsoft-wordflow-keyboard-2

Por mesa duke ka diçka jo shumë pozitive: Mungesa e hapësirës midis shkronjave të kujton tastierën e Google për Android. Ju mund të bëni shumë gabime nëse nuk jeni mësuar me këtë stil.

Microsoft ka lëshuar më parë një tastierë për iPhone të quajtur Hub Keyboard, e cila fatkeqësisht nuk ishte një tastierë e mirë. Ajo aktualisht ka një vlerësim më dy yje në App Store me shumë komente që ankohen se ajo është e ngadaltë, dhe me viruse.

Temat
Teknologji

Të afërta