Ora e Big Ben do të ndalet për disa muaj

“Kulla nuk është keq por do të bëhet më keq nëse nuk veprojmë” thotë Steve Jaggs nga Big Ben. Punimet do të kushtojnë 42 milionë dollarë.

Big Beni i famshëm në Londër do të pushojë për disa kohë. Zilet e Big Ben që peshojnë 13.5 tonë do të pushojnë për disa muaj pasi do të ndodhin disa riparime, kanë treguar zyrtarët britanikë.

Puna do të nisë në janar të vitit tjetër dhe do të zgjasë për tri vite, ku do të punohet në pjesën e orës dhe kullës së shkatërruar.

“Kulla nuk është keq por do të bëhet më keq nëse nuk veprojmë” thotë Steve Jaggs nga Big Ben. Punimet do të kushtojnë 42 milionë dollarë.

Kulla njihet me emrin Big Ben edhe pse ky është emri i njërës prej pesë zileve. Zëri i zileve nisi të bëhej i famshëm nga rrjeti i famshëm BBC gjatë kohës së luftës, dhe edhe sot dëgjohet çdo orë. Ora e famshme është dizajnuar nga Edmund Beckett Denison.

Big Ben

Temat
BotëLajme

Të afërta