Kosova ka nevojë për alternativat qeverisëse, e jo politikan që prostituohen herë andej e herë këndej!

1. Kosova s’ka nevojë për emra të konsumuar medialisht, as për emra që aksidentalisht u futën në politikë, e as për emra që prostituohën herë në njërën e herë në tjetrën parti, por për një ekip menaxherësh me një platformë, pra një vizion dhe ofertë decidive reale sociale e sidomos ekonomike ku; transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia s’do ripërsëritën si “kauza dhe karota” mashtrimi e tradhtie për qytetarinë akoma naive kosovare!

 

2. Kosova ka nevojë për (alternativë) elitë të atillë politike që interesin e shtetndërtimit të pambaruar, s’bashku me sovranitetin e cunguar dhe demokracinë e munguar, do i vë mbi interesat mafioze personale, klanore dhe sosh grupore. Sepse, rindërtimi i këtij procesi akoma vazhdon…

 

3. Etnopsikologjinë dhe mentalitetin e dëshmuar si tejet konservativ në qëndrime dhe gjykime, të etabluar në skenën politike kosovare, mund ta kërcënojë vetëm ai subjekt i ri që do të di;

a)ta përmbys vetëkënaqësinë e varësisë obskurante të robërisë nga hedonizmi i shfrenuar, ku shteti do krijoj kushte rehabilitimi,

b)ta rrokullis formën e devijuar të improvizimit, mashtrimit dhe rrenës publike, që tashmë e ka marr si formën ashtu edhe përmbajtjen e vlerës dhe standardit,

c)ta flakë logjikën e koncesioneve të mëtejme ndajë Serbisë, që jo vetëm po na merr kohën dhe mundin e pamundësisë së kthimit kah vetvetja jonë,

d)ta ofrojë rrugën e pashkelur të komunikimit dhe këmbimit të përvojave të dëshmuara prodhuese dhe riprodhuese,

e)ta induksionoj faktorizimin e Kosovës në rajon dhe më gjerë përmes një diplomacie shumë më ofensive, se sa gjerë më tani,

f)ta fuqizoj idenë e shkrirjes ekonomike, sociale e sidomos asaj kulturore me Shqipërinë…

g)ta konsumoj deri në maksimum rikuperimin shëndetësor arsimor jo vetëm me premtime boshe, po me analiza, plane dhe projekte fizibile e kredibile deri në imtësi,

h)ta…rilind ecjen e Kosovës kah proceset integruese, por ta planifikoj edhe planin B të dezintegrues të BE-s…etj.

Temat
Opinione

Të afërta