Ja pse duhet të zieni bananen

Pagjumësia mund të vijë si rezultat i shumë faktorëve, duke përfshirë depresionin, stresin dhe ankthin. Por, a e keni ditur se pagjumësia mund të trajtohet lehtë me çaj të përgatitur nga bananet?Kjo recetë me banane përdoret si çaj për të fjetur më mirë dhe ka një shije shumë të mirë,gjithashtu. Si funksionon kjo? Bananet, sidomos lëvoret e tyre, përmbajnë kalium dhe magnez.Përderisa magnezi ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të gjumit, kaliumi relakson muskujt.

Përbërësit për këtë çaj:

1 banane organike,

1 tenxhere të vogël ujë,

Dhe pak kanellë (opsionale)

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’ia prisni bananes majën dhe fundin, dhe ta vendosni në ujë që vlon. Vlojeni për rreth 10 minuta. Duke përdorur një kullesë, vendoseni ujin në një gotë të madhe. Hidhni pak kanellë në çaj dhe pini atë një orë para se të shkoni në shtrat.

 

Temat
Shëndet

Të afërta