Deda konfirmon se Mimoza Kusari – Lila do të jetë pjesë e subjektit të tij

Tashmë ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, një ditë pas dorëheqjes së tij nga ky subjekt ka theksuar se në momentet kur ke dallime konceptuale është më mirë me u nda e mos me vazhdu bashkë.

Deda në “Rubikon” të KTV-së ka konfirmuar se kryetarja e Komunës së  Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila do të jetë njëra prej emrave që do t’i bashkohet kësaj nisme të re politike.

“Mimoza është njëra prej tyre e cila do të angazhohet në këtë parti”, theksoi Deda.

 

Temat
LajmeVend

Të afërta