Opozita sërish bojkoton mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbledhur sot shefat e grupeve parlamentare, por aty kanë munguar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët e kanë bojkotuar këtë mbledhje.

Kryesia e cila në këtë mbledhje ka ngritur për diskutim një sërë pikash të rendit të ditës, dhe pritet që të caktojë datën e mbledhjes së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nuk është mbledhur që nga seanca e zgjedhjes së Hashim Thaçit president./lajminet/

Në mbledhjen e Kryesisë është caktuar seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të enjten me 28 prill në orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar përsëri opozitën të jetë pjesë e parlamentit sepse duhet të marrin pjesë në vendimet e Kuvendit siç ka thënë ai.

“Oferta vazhdon të jetë e njëjta, jemi në vazhdimësi në kontakt me ta, ka një klimë optimale se shumë shpejt do të kalohet kjo gjendje” , ka thënë Veseli.

 

Temat
LajmeVend

Të afërta