Hyn në fuqi Marrëveshja për njohjen e certifikatave të ADR-së

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR dhe prej sot me 25 prill nga ora 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinjë Serbinë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka shtuar më tej se kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, po ashtu në planin politik ka rëndësi sepse është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Certifikata ADR për shoferë është dokument shtetëror e cila përmban stemën shtetërore si dhe është konform konventës së OKB-së për ADR. Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se me heqjen e kësaj bllokade nga Serbia, do të përfitojnë kompanitë e vendit tonë që transportojnë këtë lloje të mallrave si dhe buxheti i Kosovës do të përfitoj nga taksat e eksport / importit por edhe familjet që kanë të punësuar në këto kompani vendore.

“Vlen të përmendet se ka më shumë se tetë muaj që unë si Kryenegociatore e Dialogut të Brukselit e kam ngritur në Bruksel çështjen e njohjes së certifikatave ADR, me qëllim që të heqim bllokadën që Serbia ia kishte bërë importeve nga kompanitë kosovare, dhe këto angazhime qeveritare rezultuan me arritjen e marrëveshjes më 19 prill 2016. Megjithëse u desh disa muaj negociata në Bruksel të arrihet kjo marrëveshje, vlerësoj se është një sukses i rëndësishëm dhe në fazën vijuese ne si Ministri e Dialogut së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganën e Kosovës do të bëjmë monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshje. Nga Raporti zyrtar i Doganës të cilën e kam marrë para një ore, procesi i zbatimit po shkon mirë”, theksoi ministrja Edita Tahiri.

Me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjes, sipas saj, janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ju përkujtojmë, se si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pati marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ka ndaluar importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia, të cilat masa u hoqën sot”.

Teksti i plotë i Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së.

Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR
Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016
1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.
2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).
3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.

4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.
5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.

Brussels Agreement on mutual recognition of the ADR certificates
Conclusions of the EU chair of 19 April 2016
1. The parties commit to free movement of goods, including dangerous goods, without hindrance and in line with international/European standards.
2. Parties agree to mutually accept all international/European standards for the transport/carrying of dangerous goods, including all documentation in line with the ADR convention (certificates for drivers and vehicles).
3. The above does not affect each party’s international obligations.
4. The above enters into force on 25 April 2016.
5. An implementation group will be set up by the EU to monitor implementation. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta