Çollaku: Kosova në pritje të një vendimi meritor për liberalizim të vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim një delegacion me anëtarë të Parlamentit Shtetëror të landit- Nordrhein Westfalen të Gjermanisë, njëkohësisht anëtarë të Komisionit parlamentar për çështje evropiane i kryesuar nga Nicolaus Kern, kryetar i këtij komisioni.

Ministri Çollaku ka falënderuar delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka ofruar Kosovës në të gjitha fushat duke ndikuar në zhvillim, politik e socio-ekonomik të vendin.

Ministri Çollaku ka diskutuar me deputetët e këtij delegacioni për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ka nënvizuar se institucionet në vend janë të përkushtuara për implementim të saj brenda afateve të parapara.

Duke u nisur nga potenciali ekonomik që ka landi Nordrhein Westfalen i Gjermanisë, bashkëbiseduesit kanë nënvizuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, duke ofruar përkrahjen për tërheqje të investitorëve nga ky land.

Gjatë takimit ministri Çollaku ka informuar bashkëbiseduesit edhe për procesin e liberalizimit të vizave duke theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se tani është në pritje të një vendimi meritorë që do tu mundësonte qytetarëve të Kosovës që sa më shpejtë të lëvizin pa viza në shtetet e zonës Schengen.

Po ashtu ministri Çollaku i është përgjigjur interesimit të deputetëve për shumë çështje që lidhen me zhvillimet aktuale në Kosovë.Collaku_1 Collaku_2

 

Temat
LajmeVend

Të afërta