Besa Gaxherri, Nait Hasanit: Ju na lutët neve

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka deklaruar sot se partia e tij nuk bën assesi të bëjë koalicion me LDK-në pas zgjedhjeve, duke thënë se LDK është parti e krahut të majtë.

E lidhur me këtë deklaratë të Hasanit, ka reaguar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se  PDK-ja ka qenë ajo e cila e ka lutur LDK-në për koalicion.

“Në radhë të parë PDK-ja e ka lutur LDK-në për koalicion, bile duke i ofruar postin e kryeministrit”, ka thënë Gaxherri.

Hasani po ashtu fajësoi LDK-në për rrallimin e mbajtjes së seancave të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë gjë, deputetja Gaxherri ka theksuar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Sa i përket mos mbajtjes së seancave nuk kam nevojë të jap sqarime për arsye se mediat e kanë të qartë se kjo është e pavërtetë. Kuvendin e udhëheq PDK-ja”, u shpreh Gaxherri.

Temat
LajmeVend

Të afërta