Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër nuk dëshiron që të përsërit gabimin herës së kaluar prandaj organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në terminalin VIP, pas kthimit të tyre nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi, është bërë e ditur përmes një komunikatë.
Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova arritën t’i sjellin Kosovës edhe nga një medalje Evropiane nga gara e mbajtur në Rusi. Klemendi ishte e artë kurse Gjakova e bronztë.
Në pritje të Federatës se Xhudos nga MKRS do të jenë: Rexhep Hoti – zëvendësministër, Veton Firzi – sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Sahiti – këshilltar për sport i Ministrit Shala, drejtuesit e Departamentit të Sportit të MKRS-së.
Me këtë rast, në ora 20:00, do të mbahet edhe një konferencë për media.