Manaj: Shpresoj se do të shënoj edhe në Kampionatin Evropian

Futbollisti i kombëtares Shqiptare  Rey Manaj thotë se qëllimi i tij është ta sigurojë një vend për EURO 2016, që nis më 10 qershor.

“Sigurisht se qëllimi im i madh është për të shkuar atje, unë shpresoj se do ta arrij këtë objektiv”, ka thënë Manaj.

Ai thotë se është i lumtur që ka debutuar me gol në fanellën kuqezi. Manaj kishte debutuar në miqësoren Kosovë-Shqipëri, madje, ai vetëm pas 12 sekondave lojë kishte gjetur rrugën golit.

“Shënova gol në debutimin tim pas 12 sekondave, kjo është diçka që mua më bën krenar. Tani unë shpresoj se do të shënoj edhe në Kampionatin Evropian”, ka theksuar ai.

 

 

 

 

Temat
RajonSportVend

Të afërta