Veseli: Përkundër presioneve për kontestimin e legjitimitetit, PDK-ja doli më e fortë

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës  ka mbajtur sot një takim në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së jashtëzakonshme zgjedhore.

Sipas një njoftimi në facebook, në këtë mbledhje u aprovua agjenda për Konventën zgjedhore të 7 dhe 8 Majit, si dhe u definuan qartë obligimet karshi saj.

Drejtuesi aktual i PDK-së, Kadri Veseli para anëtarëve të Këshillit Drejtues, periudhën një vjecare e konsideroi si vit të sfidave, por PDK-ja dhe lidershipi i saj me mencurinë dhe maturinë e saj doli fitimtare pasi kishte vizion dhe qartësi për respektim të Kushtetutës.
Kryetari Veseli vuri në dukje se përkundër presioneve për kontestimin e legjitimitetit qytetarët të fitur nëpërmjet votës, PDK-ja doli më e fortë.

“Kemi dalur qetësisht dhe me dinjitet nga kjo situatë dhe kjo konsiderohet fitorja më e madhe politike” tha Veseli.

Veseli në fjalimin e tij edhe një herë kërkoi që procesi për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së të kaloj përmes një procesi demokratik, ku secili anëtarë i partisë ka të drejtën e kandidimit.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij u ndal në aspektet procedurale, nëpër të cilat do të kaloj Konventa, në të cilën do të zgjidhet kryetari i partisë i cili pritet ta mbajë edhe një fjalim rasti, ndërsa pjesa e dytë, që do të mbahet më 8 Maj, do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të ketë karakter solemn.Përveç tyre në diskutim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari Arsim Bajrami,e pastaj anëtari i Këshillit Drejtues Hajdin Abazi, Sokol Bashota.

Temat
LajmeVend

Të afërta