NJOHJA PËR RELIGJIONET S’KA TË BËJË ME BESIMIN FETAR

Shkruan: Fadil Maloku – sociolog

1. Nevoja për një epistemologji sociale të religjioneve monoteiste nëpër shkolla publike, sot në botën postmoderne, s’duhet të mbetet më një cilësim paragjykues dhe tentim stigmatizimi për religjionet monoteiste, ashtu siç ishte, apo edhe është aktualisht, në pothuajse shumicën e vendeve të tranzicionit, por, është një nevojë imediate e kohës në mënyrë që t’i shmangemi fundamentalizmave, ekstremizmave dhe terrorizmave të të gjitha llojeve dhe niveleve.
2. Përvoja evropiane na dëshmon se njohjet shkencore (e jo ato pseudo-shkencore) të historive të religjioneve monoteiste (një sferë goxha komplekse dhe e ngarkuar shpesh edhe me klishe pseudo-ekumenike) janë treguar si të shëndetshme edhe për faktin se, mes tjerash, a) kanë zbutur mendjet paragjykuese, b) kanë shëruar patologjitë sociale, dhe c) kanë reduktuar frustrimet e individëve, grupeve, komuniteteve, por edhe të popujve dhe shteteve të ndryshme evropiane.
3. Pra, kjo iniciativë assesi s’duhet kuptuar dhe interpretuar si tentim për të futur “mësim besimin fetar” nëpër shkolla publike, por si një koherencë kulturore, pra si një njohje ndërfetare midis religjioneve dhe si përvojë e qëndrueshme, ku përmes njohjeve reciproke ndërtohen urat mes feve, konfesioneve, racave, civilizimeve dhe kulturave. Mosnjohja apo mosdija e religjioneve për njëri-tjetrin s’është përparësi, por, pengesë që ka prodhuar, po prodhon dhe do të prodhojë pasoja negative në njerëz dhe të mira materiale.

Temat
Opinione

Të afërta