Majlinda Kelmendi triumfon në Rusi

Xhudistja kosovare dhe kampionja evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka triumfuar në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, për të fituar medaljen e ARTË, duke mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo medalje e artë për Kosovën vjen pas një sërë problemesh që hapën autoritetet vendase para fillimit të kampionatit, ku fillimisht iu ndalua Kosovës pjesëmarrja me simbole shtetërore, përkundër që gëzon anëtarësim të plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Pas kërcënimit të palës kosovare për bojkotim të Evropianit, rusët pranuan që Kosova të përfaqësohet me simbole shtetërore, ku Kelmendi nisi garën duke mposhtur fillimisht ukrainasen Oleksandra Starkova, pastaj izraeliten Roni Schëartz, dhe në gjysmëfinale francezen Annabelle Euranie./Indeksonline/

Majlinda Kelmendi Rusi

Temat
BotëSportVend

Të afërta