Fadil Maloku: Zgjedhjet serbe, faj i institucioneve të vendit, jo i KQZ-së

Në një intervistë Profesor Fadil Maloku, ish anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor, vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve serbe në vend është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për zgjedhjet.

Ai tha se organizimi i zgjedhjeve qoftë edhe për një serb, kudo që do të ndodhet i regjistruar, cënon hapur sovranitetin e vendit. Maloku u shpreh se nuk ka kurrfarë justifikimi për të lejuar dhe organizuar zgjedhjet e një shtetit tjetër në Kosovë, dhe se kjo paraqet atentat ndaj sovranitetit të vendit. Ai për këtë fajësoi institucionet e vendit dhe jo KQZ-në.

Temat
LajmeVend

Të afërta