- Opozita, pa një konsistencë ideologjike (një profilizim në vija të trasha), pa një joshje ekzistenciale (një: platformë apo vizion social e ekonomik) pra, pa një synim dhe konsekuencë afatgjate, mos të shpresojë se do të mund ta bëjë ndryshimin në raport me qeverinë aktuale!
- Opozita, duhet dosido ta flakë gjithqysh handikapin tjetër, që ka të bëjë me rotacionin e ekipit pra, figurave dhe fytyrave të (dështuara!) njëjta(!), që s’gëzojnë më karizëm të mjaftueshme politike! Asaj, i duhet urgjentisht një refresh në të gjitha nivelet, një “rekrutim” ekipor akademik e civil menaxherial që: dinë, mund dhe prodhon ide të lëna mënjanash…, e që janë interes i qytetarisë.
- Opozita, në rast se dëshiron ta përmirësojë imazhin saj, patjetër që duhet (përveç: Asociacionit dhe Demarkacionit) të“ ngjizet” në KAUZAT E VËRTETA që kanë” të bëjnë me: “sovranitetin (e cunguar), pavarësinë (e reduktuar) dhe demokracinë (e munguar)”. I gjithë ky Projekt i rikthimit kah këto tri kauza, natyrisht kërkon mbështetje të miqve. Të cilëve, duhet shpjeguar ngadalë, por sigurt rëndësinë, peshën dhe nevojën që e kanë këto tri kauza në: sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe me gjerë…Pra, faktorizimin e shqiptarëve në rajon!
Temat
Opinione