Mustafa: Nuk do të ketë marrëveshje të ardhshme pa zhbërbjen e strukturave paralele

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar koalicionin në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka deklaruar se janë të hapur si për koalicionin ashtu edhe për Vetëvendosjen por se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2018.

Ai këto komente i bërë gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, ku tha se nuk ka asnjë arsyeje që të mbahen zgjedhje kur është shumica që ka kompetencë legale dhe legjitime.

Mustafa u ndal edhe tek marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku tha se nuk kanë qenë të lehta, megjithatë kanë treguar sukses.

 “Ne kemi komunikim me gjithë kryetarët e komunave të veriut. Ata kanë pranuar buxhetin e Republikës së Kosovës, kanë pranuar zbatimet e ligjeve të Republikës së Kosovës, është arritur edhe në shpërbërjen e mbrojtjes civile në veri të vendit. Tani do ta përmbyllim edhe procesin e shtrirjes së organeve të drejtësisë dhe ligjit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai gjithashtu ka shtuar se janë disa marrëveshje të cilat kanë mbetur akoma pa implementuar sepse implementimi nuk shkon shumë lehtë.

“Është çështja e kodit telefonik që është në vazhdim e sipër, është çështja e energjisë që është po ashtu vazhdim e sipër, është çështja e urës mbi Ibër ku po vonohet në fillimin e punimeve, dhe çështja e zhbërjes së të gjitha strukturave paralele gjë të cilën ne do ta kushtëzojmë në marrëveshjet e ardhshme. Megjithatë vlerësoj që rrugë tjetër nuk kemi pas dhe kjo është rruga e vetme, sepse rruga e vetme është rruga e dialogut, është një rrugë e vështirë por për të cilën gjithë ne kemi mirëkuptim, edhe pozita edhe opozita”, ka thënë Mustafa. /kp/

Temat
LajmeVend

Të afërta