Davutoglu: Nëse s’hiqen vizat, anulojmë marrëveshjen me BE-në

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka paralajmëruar BE-në se nëse nuk heq vizat për shtetasit turq, atëherë Ankaraja nuk do të përmbush detyrimin për emigrantët.

“Vazhdoj të besoj se vizat për Turqinë do të hiqen në qershor. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë askush nuk mund të presë që Turqia të respektojë angazhimet e saj, të parashikuara në marrëveshjen për emigrantët”, tha kryeministri Ahmet Davutoglu.

Deklaratat e kreut të qeverisë turke janë bërë pak para nisjes drejt Strazburgut, ku këtë të martë do të takohet me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker.

Davutoglu thekson se Turqia është një vend serioz në bisedime dhe nuk bën lëshime sa i takon premtimeve që ka marrë. Të njëjtën linjë me kryeministrin ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.

BE-ja dhe Ankaraja arritën më herët një marrëveshje që parashikon kthimin e refugjatëve të mbërritur në Europën veriore drejt Turqisë e më pas në vendet e origjinës./indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta