Pacolli kujton dorëheqjen e tij dhe pyet?

Në një postim në FB, Pacolli kujton reagimin e ambasadës amerikane per gjestin e dorëheqjes si President.

Ja postimi i tij:

“Behgjet Pacolli, është njeriu I parë të cilit…të gjithë duhet t’ i ofrojmë respektin tonë. Ai ka kapërcyer një proces të vështirë. Ashtu si e bëri të qartë opinioni i Gjykatës Kushtetuese…ai nuk bëri asgjë të gabuar. Dhe tani çmimin e pagoi ai. E vërteta është se përgjatë këtij procesi, Zoti Pacolli vendosi interesat e Kosovës mbi atë të pozicionit të vet dhe mbi ambicien e vet.. Ai u soll me dinjitet dhe ai e tregoi se është njëherësh një burrë me nder dhe një patriot i vërtetë.

Behgjeti e ka mbështetur për një kohë të gjatë nevojën e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit dhe ai e ktheu situatën e tij të vështirë në një fitore për vendin e vet. Për këtë arësye, unë mendoj se kombi i detyrohet atij një nderim të përhershëm.”

Gjeta këtë koment të ambasadës amerikane duke kërkuar në materialet e periudhës së krizës së presidentit 5 vjet më parë, kur unë sakrifikova karrierën time për Kosovën.

Pjesa tjetër e këtij komenti ishte në mbështetje të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës: reformë zgjedhore; Zgjedhje e Presidentit nga populli, dhe një Presidente kujdestare për 6 muaj.

Çfarë qëndrimesh kanë sot ata që firmosën marrëveshjen bashkë me mua, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi?

image

Temat
LajmeVend

Të afërta