Haradinaj: Ja si e bëmë pasurinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se familja e tij, pas luftës ka qenë e rrethuar nga miq dhe shumë njerëz liridashës, të cilët sipas tij, e kanë përkrahur familjen e tij edhe për ndërtimin e shtëpisë në Prishtinë.

Kjo ka qenë njëra ndër gjërat që ka shkruar sot Haradinaj, në një postim në Facebook, duke dashur të argumentojë të ardhurat e familjes së tij, gjegjësisht pasurinë e familjes së tij.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

 Mirëqenjën time, në masë të madhe e ndihmuan miqtë dhe bashkëkombasit e nderuar

Para luftës, familja në Gllogjan, baba im ka punu në punë të shtetit. Në të njejtën kohë jemi marrë edhe me blegtori.

Kemi pasur tokë, bagëti edhe bjeshkë.

Me grevën e përgjithshmë baba im e ka humbur vendin e punës dhe unë më pastaj kam shkuar në Zvicër, ku i kam mbajtur edhe nga tri punë.

Me punën time atje, kam mbërri ta përkrahë familjen time më tutje, kam mbërritur t’i përkahë djemt e lirisë dhe kam mbërritur ta blejë një banesë në Tiranë, e cila ka qenë bazë e djemve të lirisë.

Familja jonë, pa asnjë kalkulim, iu kushtuam luftës dhe lirisë. Ne kishim mirëqenie para lufte por nuk kishim liri.

Pas luftës kemi qenë të rrethuar nga shumë miqë dhe shumë njerëz liridashës, të cilët na përkrahën si familje në Gllogjan e të cilët poashtu ndihmuan edhe në ndërtimin e shtëpisë në Prishtinë.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 2002, me pak buxhet familjarë dhe me shumë ndihmë nga miqtë, dhe bashkëkombasit tanë.

Për të rikthyer kullën shqiptare dhe nderin e familjes sime, kam shitur dy prona, banesën në Tiranë dhe një tokë në Miradi….edhe aty na kanë ndihmuar familje të nderuara shqiptare. Sot kami mirëqenje por unë nuk mburrem me këtë, sepse shtetin e kemi jo mire. Gjithë përkrahjen që i është bërë familjes sime dhe mua , do t’ia kthejmë vendit, duke punuar me nder.(sic) /Telegrafi/

 

Temat
LajmeVend

Të afërta