Trepça 89’ mposhti Gjilanin

Java e 26-të, e Superligës së Kosovës në futboll nisi me ndeshjen Trepça 89 dhe Gjilani, që shfaqën lojë shumë të mirë dhe me gola të shënuar.

Megjithatë, ishin vendasit që fituan 3:1, fal prezantimit shumë më të mirë dhe duke shfrytëzuar rastet e krijuara.

Praktikisht gjithçka përfundoi që në pjesën e parë kur mitrovicasit shënouan dy herë me golat e Adeleke dhe Mërgim Pevqelit që shënoi golin e tij të tretë sezonal, kurse për t’i dhënë goditjen e fundit gjilanasve u përkujdes sërish Adeleke që shënoi pas vetëm 4 minutash lojë Brenda pjesës së dytë.

Krejt çfarë bvënë mysafirët ishte goli i Alba Rexhepit që e përfundoi një akcion të bukur nga krahu i majtë.

Trepça 89 pas kësaj fitore arriti në kuotën e 42 pikëve, tri më shumë se Gjilani.

Temat
SportVend

Të afërta