Modeli i rremë i politikës!

Varfnia demokratike e ideore që ka shkërmoqur klasën politike në totalitetin e saj, vjen edhe si rezultat i një raporti të përçudnuar të saj me enturazhin intelektual, pra me dijetarin. I cili i jep llogari vetëm ndergjegjës për ato që përfaqëson në planin e ideve. Demokracitë normale e kanë tejkaluar këtë krizë raporti duke i dhën secilit pushtetin që i takon, atij politik përgjegjësinë publike kurse atij intelektual, pushtetin moral, të ndërgjegjës qytetare. Ku ky i fundit i laton moralisht vendimet publike të klasës politike. Parimi kantjan (i Kantit) i shndërrimit të ligjit moral në kontratë legale, i ka ndihmuar osmozën raportit politikë-ide. Bile, atje ku raporti ka fituar koshiencë, ka sjellur edhe te një kontratë shoqërore, me të cilën krahë politik kanë edhe kastën e vet intelektuale. E cila ushqen idetë politike dhe e vesh me një qellim shoqëror politikën. Te ne ky parim ende nuk ka zën vend. Politika e ndjen për sakrilegj nese do kthente veshët nga njerëz me ndërgjegje të pa varur. Të cilët do i ndihmonin asaj të avanconte, pra ta kalonte pengesën e vlerës së gënjeshtërt!

Temat
Opinione

Të afërta