Istogu nikoqir i Llapit

Ndeshja e dytë në javën e 26-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Istog.

Skuadra me të njëjtin emër, Istogu do të jetë nikoqire e Llapit që ende po shpreson në titullin e kampionit.

Istogu kërkon pikët e plota pasi ndodhet në pozitën e fundit dhe vetëm fitorja i lë garë për t’i shpëtuar rënies.

 Këtë ndeshje do ta referojë gjyqtari Besfort Kosumi me ndihmësit e tij, Berisha, Haziri dhe Isufi.

Ndërkohë të dielën katër sfida tjera, Vushtrria – Feronikeli, Drita – Liria, Besa – Drenica dhe Prishtina – Hajvalia. /Telegrafi/

Temat
SportVend

Të afërta