ISIS-i në Siri, fiton përballë regjimit dhe kryengritësve në veri

Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) shënuan epërsi në veri të Sirisë në dëm të regjimit dhe kryengritësve, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Pas...

Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) shënuan epërsi në veri të Sirisë në dëm të regjimit dhe kryengritësve, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Pas një periudhe relativisht të qetë për shkak të armëpushimit të arritur midis regjimit dhe rebelëve, hyrë në fuqi në fund të muajit shkurt, provinca në veri të Aleppos prej disa ditësh është kthyer në arenë luftimesh të dhunshme duke përfshirë thuajse të gjitha palët e armatosura të luftës në Siri.

Referuar OSDH-së, ISIS-i është shfaqur sot në një fshat pranë kufirit turk në kuadër të ofensivës kundër grupeve rebele jo-xhihadiste në veri të provincës së Alepos./telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta