Fiton United, vazhdon shpresa për një vend në LK

Manchester United ka arritur fitore ndaj Aston Villas me rezultat 1-0.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 32-të nga Marcus Rashford, i cili u asistua bukur nga Antonio Valencia.

 Pas kësaj fitore United vazhdon në vendin e pestë me 56 pikë, apo një më pak se Manchester City në vendin e katër.

Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është ndaj Crystal Palace. /Telegrafi/

 

Temat
BotëSport

Të afërta