Ditari i Hitlerit, aktualisht libri më i shitur në Gjermani

Hitleri, një prej figurave më të tmerrshme të shekullit të kaluar që bart mbi vete fajin e Holokaustit, e ka shkruar librin në një burg në Baviera, ku paraqet ideologjinë e tij si dhe punët e kryera me plane të përpikta për të shfarosur çifutët në mbarë botën.

Ditari politik “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, edicioni kritik, momentalisht është libri më i shitur në Gjermani, në seksionin e librave të vërtetë, jo trillim.

Libri me 1948 faqe, i cili për një kohë pati probleme me të drejtat e autorit, kryeson listën në “Der Spiegel”. Libri është edituar nga Instituti i Historisë Bashkëkohore në Mynih. Libri ka arritur në Gjermani në muajin janar, ndërsa njëherë flitej se do të ndalohej së shituri.

Edicioni i parë i librit u botua më 1924, ndërsa 4 mijë ekzemplarët e parë të librit janë shitur vetëm ditën e parë.

Hitleri, një prej figurave më të tmerrshme të shekullit të kaluar që bart mbi vete fajin e Holokaustit, e ka shkruar librin në një burg në Baviera, ku paraqet ideologjinë e tij si dhe punët e kryera me plane të përpikta për të shfarosur çifutët në mbarë botën. /KultPlus.com hitleri

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....