Kjo video e adhurueshme është për të gjithë ata që nuk duan kurrë që një përqafim të mbarojë.
Klipi me një foshnjë të shtrirë mbi kraharorin e babait, i cili nuk i lëshon krahët e tij ka bërë xhiron në internet.
Sa herë që babai Josh Kinser largon krahët nga përqafimi i ngrohtë, vogëlushi 18 muajsh Riley ja merr e ja vë sërish mbi shpatullat e tij.
Reagimi i Kinser është i njëjtë, ai buzëqesh.
Video e filmuar në Texas, SHBA është publikuar nga mamaja e Riley Casey Johnson Kinser në rrjetin social Facebook dhe ka marrë mbi 4 milion klikime.
Temat
Fun